Parashikimi i profetit duhet të jetë i verifikueshëm
Paralajmërimet të cilat mbulojnë një gjatësi më të madhe kohore janë më relevantet dhe më të vlefshme për ne dhe kështu ne tentojmë të fokusohemi drejt tyre. Por, sipas parimeve që bëhen të njohura tek Ligji i Përtërirë 18:21-22; Isaia 43:9; dhe Gjoni 13:18-21 është e rëndësishme që të ketë edhe paralajmërime të tjera të cilat i përkasin një periudhe më të afërt kohore dhe mund të vërtetohen nga bashkëkohësia e profetit. Këto paralajmërime shërbejnë për ta identifikuar atë si profet dhe për t’i dhënë besueshmëri paralajmërimeve më afat gjata.
Nëse shohim Moisiun, shohim se paralajmërimi i tij në lidhje me vdekjen dhe mposhtjen e ushtrisë Egjiptase u përmbush menjëherë(Eksodi 14:13-14,27-28). Në tjetër paralajmërim(Ligji i Përtërirë 28:1,15,64-66; 30:1,4-5) u përmbush disa shekuj më vonë. Ne mënyrë të ngjashme, nëse shohim profetin Isaia, ne shohim se një profeci u përmbush brenda ditës (Isaia 38:5-8), tjetra të nesërmen (Isaia 37:21-38), ndërsa një tjetër 150 vjet më vonë në vitin 606 p.k. (Isaia 39:6-7) dhe një tjetër 200 vjet më vonë (Isaia 13:1,19-22)*.
* Kjo profeci i referohet shkatërrimit dhe rrënimit të Babilonisë. Edhe në ditët e sotme, banorët vendas refuzojnë të qëndrojnë natën në rrënojat e saj.
Shënim: Perëndia duket se ka zgjedhur një linjë apo një racë më anë të së cilës Fjala e Tij është zbuluar, linja e Abrahamit dhe Isakut. Edhe pse kjo nuk është domosdoshmërish një kualifikim për profetëri, nuk është pa rëndësi për këtë diskutim.
Shumë myslimanë i drejtohen pasazhit tek Ligji i Përtërirë 18:15,18 për të vërtetuar pohimin e tyre se Muhamedi kualifikohet si profet. Në këtë pasazh një profet premtohet se do të jetë “si unë” (Moisiu). Shumë myslimanë e citojnë vargun 18 si një paralajmërim të Muhamedit si profet. Por vargu 18 është një përsëritje e vargut 15 dhe qartë i referohet atij që është “nga mesi i vëllezërve tuaj”, një Izraelit,një pasardhës i Jakobit (emrin e të cilit Perëndia më vonë e ndryshoi në Izrael). Ky është një tregues i qartë se Perëndia dëshironte që shërbimi i profetësisë të zbriste në mënyrë unike nëpërmjet racës së Izraelitëve.