Pjesa 3
Kush është Jezusi?
Hyrje
Në këtë seri artikujsh po përpiqem të parashtroj çështjen për krishterimin. Tek pjesa 1 e këtyre serive shtrova argumentin për arsyeshmërinë e besimit tonë. Argumenti konsiston në tre premise:
- Bibla është në parim dokument i besueshëm i historisë.
- Në bazë të kësaj kemi dëshmi të mjaftueshme për të besuar që Jezus Krishti është Biri i Perëndisë.
- Jezus Krishti mëson që Bibla është pikërisht Fjala e Perëndisë
Përfundimi: Meqenëse Bibla është Fjala e Perëndisë, atëherë krishterimi është i vërtetë.
Në pjesët 1 dhe 2, u morëm me premisën e parë dhe kërkuam të vendosnim besueshmërinë historike dhe autenticitetin e Biblës. Në këtë artikull dhe në atë të muajit të ardhshëm do të përpiqem të marr evidencat historike të caktuara në premisën e parë dhe të ndërtojmë çështjen se kush është Jezusi. Do të argumentoj nga kënde të ndryshme se është e arsyeshme të besojmë se Jezusi është Perëndia në mish.
Premisa e Dytë
Premise të cilën kërkoj të mbroj thotë “Duke u bazuar këtu [p.sh. duke u bazuar në vërtetësinë historike të Dh.R] kemi prova të mjaftueshme për të besuar që Jezus Krishti është Biri i Perëndisë”. Disa linja të argumentimit që do të ndjek janë (a) Argumenti Perëndi, gënjeshtar, lunatik, (b) argumenti i të urtëve dhe (c) ringjallja e Jezusit. [1] Këto argumente do të shërbejnë për të provuar se Jezusi është Ai që vetë ka thënë se është. Sikurse Jezusi u përball me dishepujt në Cezarea të Filipisë, edhe ne duhet të paraqitemi me termat se kush Jezusi është. Sikurse na tregohet në ungjillin sipas Mateut:
“Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ``Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?``. Dhe ata thanë: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët``.Ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ``Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë``.Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: ``I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.” [2]
Perëndi, gënjeshtar, i çmendur
Ndoshta një nga argumentimet e përdorura zakonisht në lidhje me hyjninë e Jezusit është trilema Perëndi, gënjeshtar, lunatik. [1] Ndoshta shumë preja atyre që e kanë paraqitur këtë argument nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ishte formuluar nga C. S. Lewis dhe prezantuar nga radio BBC dhe më vonë në punën e tij themelore Thjesht krishterim në vitet 1940. Ia vlen të përsërisësh fjalët e thëna nga vetë Lewis.
Po përpiqem të parandaloj ndonjë që do të thotë marrëzira që njerëzit shpesh thonë për Të: “Jam gati ta pranoj Jezusin si një mesues të madh moral, por nuk pranoj pohimin e Tij se ishte Perëndi”. Kjo është një nga gjërat që nuk duhet ta themi. Një njeri që ishte thjesht njeri dhe ato gjëra që Jezusi tha nuk mund të jetë vetëm një mësues i madh moral. Ai ose do të ishte lunatik në të njëjtin nivel me atë që thotë se ai është një vezë e zier pa lëvozhgë – ose do të ishte djalli i ferrit. Ju duhet të bëni zgjedhjen tuaj. Ose ky njeri ishte dhe është Biri i Perëndisë: ose ndryshe një i çmendur apo diçka më keq se kaq. Ju mund ta mbyllni atë si një të çmendur, ju mund ta pështyni Atë ose ta vrisni Atë si një demon; ose mund të bini para këmbëve të Tij dhe ta quani Perëndi dhe Zot. Por le të mos e marrim në mbrojtje pa kuptim duke thënë se ishte një mësues i madh. Nuk e ka lënë këtë të hapur për ne. Nuk kishte këtë qëllim. [4]
Kush tha Jezusi se ishte?
Sipas gjërave që Jezusi tha është më e arsyeshme të dalim në përfundimin se Ai ishte sikurse Ai pohoi se ishte, Perëndia. Megjithatë, është e vërtetë se Jezusi ka thënë gjëra të cilat tregonin se ai e konsideronte veten Perëndi? Sigurisht që po, madje dhe armiqtë e Tij e kuptuan Atë në këtë mënyrë. [5] Për shembull Ai pohoi se kishte lavdi me Atin, [6] Ai pohoi se ishte Unë JAM, [7] Ai foli me autoritet të plotë, [8] Ai pohoi se Perëndi ishte Ati i Tij, [9] Ai pohoi se ishte një Atin, [10] Ai pohoi se vinte nga Perëndia, [11] Ai pohoi se ishte mënyra e vetme për tek Ati, [12] Ai pohoi se ishte i aftë të falte mëkatet, [13] Ai pohoi se meritonte besnikëri absolute, [14] Ai pohoi se ishte gjykatësi i gjithë njerëzimit dhe të mos nderoje Atë ishte tymos nderoje Atin, [15] dhe Ai pranoi adhurim. [16]
Ashtu siç e dëshmon trilema jonë, Jezusi ose ishte duke treguar të vërtetën ose jo. Nëse ai nuk po e tregonte të vërtetën, atëherë ai ose e dinte që nuk po e tregonte ose nuk e dinte. Nëse nuk po e tregonte të vërtetën dhe ai e dinte që nuk po e tregonte të vërtetën, atëherë ai është gënjeshtarë. Nëse ai nuk e tregonte të vërtetën dhe nuk e dinte që nuk po e tregonte të vërtetën (p.sh ishte i mashtruar rreth hyjnisë së tij) atëherë ai është i çmendur. Nëse ai po e tregonte të vërtetën, atëherë ai është Zot.
Fuqia e këtij argument qëndron në faktin se nuk është e arsyeshme të besojmë që Jezusi ishte gënjeshtarë apo i çmendur. Pse? Sepse çdo gjë tjetër në jetën e tij indikon që ai është model i mendjes së shëndoshë dhe mirësjelljes. Në të vërtetë, edhe jobesimtarët madje përgjatë tërë historisë e kanë pranuar superioritetin moral të Jezusit nga Nazareti. Si rezultat, përderisa dikush nuk ka kundërshtime filozofike, nuk ka asnjë arsye për të mohuar vrullin e argumenteve dhe të përfundojmë që Jezusi është Perëndi.
Argumenti Zot, gënjeshtar, i çmendur