返回新站                                                                                                                                                                      返回总目录 2012 October | Krishterimi Përgjigjet
jump to navigation

KAPITULLI 31: KOHA VETJAKE NË LUTJE

Postuar tek: Ndryshoje Botën me anë të Lutjes

Koha vetjake në lutje nënkupton pjesën më të madhe të një dite, ose një periudhë ditësh, jep mundësinë të shijosh një hapësirë më të gjatë kohe në marëdhënie të ngushtë me Zotin. Mijëra besimtarë pohojnë se jeta e tyre frymërore do të ishte më pak frytdhënëse, nëse nuk do të kishin praktikuar një kohë vetëm me Zotin. Përsa i përket përvojës time vetjake mund të pohoj se nuk do ta njihja vullnetin e Perëndisë nëse nuk do të kisha kaluar periudha të gjata kohe vetëm me Të. Për asgjë në botë nuk do të hiqja dorë nga këto përvoja dhe nga efekti i jashtëzakonshëm mbi të gjithë shërbesën vijuese për Zotin. Lexo më shumë »

Miti i dashurisë me shikim të parë

Postuar tek: Vrite Mëndjen

Ishte dita e parë e shkollës dhe unë isha në mes të një grupi djemsh, duke folur për atë që djemtë flasin zakonisht. Papritur ajo kaloi aty.  “E kuptova, që kur e pashë atë në shkollë për herë të parë, se ajo ishte vajza ideale për mua. Ajo ishte e përkryer. Flokët e saj të verdhë, që i binin mbi supe, vezullonin rreze drite në sytë e mi. Një trup i tillë mund të budallepste çdo njeri, jo vetëm mua, një djalosh 17-vjeçar. Lexo më shumë »

Seksualiteti nuk është një fjalë e keqe

Postuar tek: Vrite Mëndjen

Miti i puritanizmit

Një nga arsyet e popullaritetit të personazhit të Dana Sharvetit, një grua nga Kisha (e cila u bë e famshme me “Të shtunave në mbrëmje drejt për së drejti”) është se ajo reflekton në mënyrë të përkryer mendimin që shumë njerëz kanë për krishterimin. Lexo më shumë »

Miti i konformistit

Postuar tek: Vrite Mëndjen

O mami, të lutem, bëhu pak e arsyeshme,” iu lut Olta së ëmës. “Atje nuk do të ketë as drogë ose ndonjë gjë tjetër. Do të jetë thjesht një festë.” Lexo më shumë »

Përfundimi

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Në përfundim, pasi që kemi peshuar dëshminë, të shumtën nëse jo të gjitha mospërputhjet në dukje, të shtruara nga Shabir Ali, mund të shpjegohen në mënyrë të përshtatshme. Kur vështrojmë mbi 101 mospërputhjet e supozuara ne gjejmë që ato bien në 15 kategori të gjëra ose lloje gabimesh. Ato kategori janë të shënuara në listën e mëposhtme, dhe secila shpjegon në një fjali gabimet mbrapa mospërputhjeve të Shabirit. Nëpër secilën kategori është një numër që na informon sesa herë ai mund të fajësohej për secilën kategori. Ju do të vini re që kur i mbledhni të gjitha ato dalin më shumë se 101. Arsyeja është që, ashtu siç mund ta keni vënë re tashmë, Shabiri shumë herë bën më tepër se një gabim në një pyetje të bërë.

Kategoritë e gabimeve të treguara nga Shabiri në broshurën e tij:

- ka keqkuptuar kontekstin historik – 25 herë.

- ka keqkuptuar tekstin – 15 herë.

- ka keqkuptuar përdorimin e hebraishtes -13 herë.

- tekstet janë të pajtueshme nëse u kushtohet më tepër vëmendje -13 herë.

- ka keqkuptuar qëllimin e autorit -12 herë.

- ishin thjesht gabime të kopjuesit – 9 herë.

- ka keqkuptuar mënyrën sesi Perëndia punon në histori -6 herë.

- ka keqkuptuar përdorimin e greqishtes – 4 herë.

- nuk e ka lexuar tekstin në tërësi – 4 herë.

- ka cituar gabim tekstin – 4 herë.

- ka keqkuptuar formulimin – 3 herë.

- kishte interpretim shumë të fjalëpërfjalshëm -3 herë.

- ka imponuar programin e tij -3 herë.

- ka ngatërruar një incident me një tjetër -1 herë.

- ne tashmë kemi zbuluar një dorëshkrim të hershëm -1 herë.

Duhet të pranohet që ne disa vende kemi ndjekur shpjegimet ose interpretimet që nuk janë të specifikuara në tekst. Kjo është në tërësi e lejueshme, pasi që shpjegimet duhet të jenë thjesht bindëse. është e qartë që autorët e ungjillit shkruajnë nga pikëpamjet e ndryshme, duke shtuar apo lënë detaje të ndryshme. Kjo mund të pritej në tërësi kur katër autorë shkruajnë në mënyrë të pavarur. Larg asaj për të sjellë dyshime në të dhënat e tyre, kjo na jep besueshmëri shtesë, pasi që ato detaje të cilat në fillim duken të ngatërruara mund të zgjidhen me disa mendime, por ato janë edhe të lira nga damka e konflikteve të dukshme, qoftë nga autorët origjinalë ose redaktorëve vijues. Kjo i dëshmon ndershmërisë dhe sinqeritetit të skribëve dhe përkthyesve (judenjë edhe të krishterë). Megjithëse mund të ishte lehtë të ndryshohej ky gabim i njohur, kjo nuk është bërë me qëllim që të mbetemi të vërtetë ndaj dorëshkrimeve. Edhe pse kjo gjë e lë fragmentin të hapur për kriticizëm të cekët, siç e ka treguar Shabir Ali, ky kriticizëm është i llojit të tillë nga i cili ne nuk kemi frikë.

Në broshurën e Shabirit, ai vendos dy vargje në fund të secilës faqe. Do të dukej e përshtatshme që ne t’i jepnim një përgjigje këtyre citimeve, të cilat janë:

1. ”Perëndia nuk është Perëndi trazimi…” (1Korintasit 14:33)

E vërtetë, Perëndia nuk është Perëndi trazimi. Ka shumë pak gjëra që janë ngatërruese në Bibël. Kur ne i kuptojmë të gjitha leximet origjinale dhe kontekstin pas tyre, ngatërrimi praktikisht zhduket. Sigurisht që ne kemi nevojë për shkollim që të kuptojmë gjithçka aty, pasi që jemi 2000 – 3500 vjet dhe një përkthim larg dëgjuesve origjinal. Por kjo nuk është e pazakonshme për Kuranin. Në të parin (dhe të dhjetin) lexim të Kuranit janë shumë gjëra të cilat s”janë të qarta. Le të marrim letrat misterioze në fillim të surës. Duket sikur pas 1400 vjetëve të shkollimit, njerëzit mund vetëm të marrin me mend të mirën se për çfarë duhet të jenë në tokë. Ose të marrim shumë nga karakteret biblike historitë e të cilëve nuk ecin paralel me Biblën por duket sikur e kanë origjinën në shekullin e dytë  të shkrimeve talmudike apokrife. Ky në fakt është ngatërrim. Megjithatë, është ky shkaku që ne mund të shkojmë tek konteksti historik i këtyre shkrimeve që ne i dimë tashmë që ato nuk mund të kenë qenë të dhëna nga Perëndia, por ishin krijuar me anë të njerëzve, shekuj pas pasi zbulesa e mirëfilltë e Perëndisë të kanunizohej, është për shkak se ne mund të shkojmë tek konteksti historik i atyre shkrimeve.

2. “…çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet” (Luka 11:17)

Bibla nuk është e përçarë në vetvete. Jezusi po fliste për një përçarje të madhe, p.sh. Satani duke shkatërruar demonët e tij. Kjo gjë është shumë larg nga Bibla. Një libër i cili është katër herë më i madh se Kurani, problemet e mbetura të së cilës mund të numërohen në gishtat e dorës dhe të këmbës, me 99,999% harmoni! Kjo është vërtetë e pazakonshme! Ne përfundojmë me dy citime tona:

” I pari që mbron çështjen të duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton” (Fjalët e Urta 18:17)

“…sikurse ju ka shkruar vëllai ynë i dashur Pal, sipas diturisë që iu dha… në të gjitha lerat e tij, ku flet për këto gjëra. Në to ka disa gjëra të vështira për t”u  kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrembërojnë, sikurse bëjnë me Shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre.” (2Pjetri 3:15-16)