返回新站                                                                                                                                                                      返回总目录 2013 April | Krishterimi Përgjigjet
jump to navigation

Dallimet Kryesore në mes Islamizmit dhe Krishterimit

Postuar tek: Islamizmi

DALLIMET KRYESORE
“NË MES ISLAMIZMIT DHE KRISHTERIMIT”

Titulli i origjinalit: “Christ or Muhammad? The Bible or the Kuran?”
(Nga F.S.Copleston)
Përkthyer: Nga Gani Smollica
Boton: Misioni Ungjillor, Korçë
Shtyp: Misioni Ungjillor 

PO Box 388, Wrexham, Clwyd, LL11 2TW,
Britania E Madhe

Shënime shpjeguese

Të gjitha citimet biblike në këtë libër janë marrë nga “Dhiata e Re dhe Psalmet”.  Citimet e Kuranit janë marrë nga versioni shqip përkthyer nga H. Sherif Ahmet botuar në Prishtinë 1988.

Duhet vënë re se disa prej emrave e fjalëve në Kuran ndryshojnë disi prej atyre në Bibël.  Për të bërë më të lehtë kuptimin e librit po japim barazvlerësit ose shpjegimin e kuptimit të tyre:

Tevrati: pesë librat e parë të Dhiatës së Vjetër, Ligji i Moisiut

Zabur: Psalmet

Isa: Jezui

Inxhil: Ungjilli, katër librat e parë të Dhiatës së Re.

Musai: Moisiu.

Gjithashtu në përdorur edhe disa shkurtime të cilat po i shpjegojmë më poshtë:

DhV   -   Dhiata e Vjetër – Pjesa e parë e Biblës

DhR   -   Dhiata e Re ose – Pjesa e dytë e Biblës

BR     -   Besëlidhja e Re

KAPITULLI 1
DËSHMIA E KURANIT PËR SHKRIMIN E SHENJTË

Myslimanët mendojnë se Shkrimet e Shenjta, që tani janë në duart e hebrenjve dhe të krishterëve, nuk janë të njëjta me ato të kohës së Muhamedit, por që janë ndryshuar në atë mënyrë që të mos dëshmojnë për Muhamedin i cili, sipas besimit muhamedan, është Profeti për të cilin kishte profetizuar Moisiu – Profet i fundit i Zotit – dhe Zëvendësi për të cilin kishte premtuar Jezui.

Ata mendojnë se Shkrimet e Shenjta janë ndërruar në atë mënyrë që thonë se Jezui është Zoti i mishëruar në të birin e Virgjëreshës Mari dhe se Ai (Jezui) është Shpëtimtari i tërë botës përmes pajtimit në Kryq. Ata poashtu mendojnë se vetë Kurani na mëson se Shkrimet e Shenjta janë ndryshuar ashtu si pohojnë ata. Ata thonë se Kurani i ka shfuqizuar edhe Dhiatën e Vjetër edhe Besëlidhjen e Re dhe se për këtë mund të mësojmë në Kuran.

Prandaj, është e domosdoshme t’i bindim myslimanët se Kurani nuk na i mëson këto gjëra.

1) Në Kuran shkruhet se Zoti ua dha këto Shkrime profetëve dhe Jezuit,

i) “Ne i patëm dhënë edhe Musait librin”

(Suretu 32:23; shih edhe 2:53, 5:44, 11:17,21:25, 25:35, 37:117, 40:53)

Referimi këtu i është bërë Tevratit.

ii) “Davidit i kemi dhënë Zebar” (Suretu 17:55).

iii) “Atij (Isait) i dhamë Inxhilin” (Suretu 5:46, 19:30,57:27)

iv) “Ai i zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin” (Suretu 3:3)

2) Për Shkrimet e Shenjta flitet me lavdi. Kështu, në Kuran, Tevrati quhet:

i) “librin e Allahut” (5:44)

ii) “Furkanin” (21:48), titull i lartë që poashtu i jepet edhe Kuranit.

iii) “libër i ndritshëm” (3:184)

iv) “dritë e udhërrëfyes për njerëz”, “plotësim për atë që tregon bindje të mirë” (6:91, 154)

3) Ekzistojnë disa vargje në Kuran që flasin për autoritetin frymëzues dhe për përdorimin me vend të Shkrimeve të Shenjta që i kishin hebrenjtë dhe të krishterët:

i) “Ne të frymëzuam ty (Muhamedin) me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij” (4:163)

“Ai (Allahu) ia mëson atij (Isait) librin, urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin” (3:48)

ii) “Ai u përcaktoi juve për fe atë që i pati përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain” (42:13).

iii) “Atij (Isait) i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit” (5:46).

iv) Për hebrenjtë dhe të krishterët thuhet se janë lexues të zellshëm të Shkrimeve të tyre të Shenjta – “ata të dy palët e lexojnë librin” (2:113, 10:94 cp 3:113).

v) Zbatimi i Tevratit dhe Ungjillit medoemos do të shpërblehet (5:66).

vi) Nga hebrenjtë e të krishterët kërkohet që jo vetëm ta pranojnë Kuranin, por edhe të besojnë e ta shqyrtojnë edhe Tevratin e Ungjillin: “Ju nuk jeni asgjë derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti juaj” (5:68) “Kush nuk i beson Allahut… (dhe) librave të tij… ai ka humbur tepër larg” (4:136).

vii) Vetë Muhamedit i është thënë të besojë në Shkrimet e Shenjta dhe ta shpallë besimin e tij në to:

“thuaj: Unë kam besuar në librat që i shpalli Allahu” (42:15)

“thuajuni: Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve” (29:46)

“thuaj: Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhëne Musait dhe Isait, edhe asaj që u është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre” (3:84)

4) Njerëzit japin mësim se Kurani i vërteton dhe provon Shkrimet e mëparshme:

i) “Ai të zbret ty (Muhamed) librin me argument që eshtë vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin” (3:3)

ii) “Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm librin (Kuranin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre” (5:48).

5) Ekzistojnë vargje në Kuran që thonë se Fjala e Zotit nuk mund të ndërrohet apo të ndryshohet:

i) “Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalet e tij” (18:27)

ii) “Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim” (10:64)

iii) “s’ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e Allahut” (6:34)

iv) “Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta dhe plot të drejta. S’ka kush që të ndryshojë fjalët e tij” (6:115)

Fakti që Muhamedi i referohet Dhiatës së Vjetër dhe Besëlidhjes së Re, tregon qartë se ai nuk i konsideron këto dy shkrime si të ndryshuara apo të shtrembëruara në ndonjë mënyrë ose të shfuqizuara nga Kurani pasi fjalët “vërtetues”, “garantues” përjashtojnështrembërimin e shfuqizimin.

Kështu, në mënyrë që Muhamedi të mbetej besnik ndaj asaj që mësonte në lidhje me Shkrimet hebraike e të krishtera, ai nuk i konsideronte ato si të shtrembëruara në kohën e tij apo të shfuqizuara nga Kurani. Prandaj, nga kjo rrjedh se, ai nuk ka mundur t’i akuzojë as hebrenjtë e as të krishterët për ndryshimin e shkrimeve të tyre vetëm për t’iu kundërvënë pohimeve të tija. Po ashtu, ai kurrë nuk i ka akuzuar të krishterët se i kanë shtrembëruar shkrimet e tyre për ta paraqitur Jezuin ndryshe nga ai që paraqitet në Kuran.

Duke menduar se dëshmia e Shkrimeve të Shenjta për Jezuin është e rrejshme, myslimanët e arsyetojnë besimin e tyre duke thënë se Dhiata e Vjetër dhe Besëlidhja e Re janë ndryshuar që nga koha e Muhamedit, kur ai pati deklaruar rreshtur se Kurani kishte zbritur si “vërtetues” e “garantues”. Me këtë ata poashtu e sqarojnë si “vërtetues” e “garantues”. Me këtë ata poashtu e sqarojnë dallimin e madh në mes Biblës dhe Kuranit në përshkrim, detaje historike dhe në doktrinë, ashtu që Kurani në asnjë mënyrë nuk i pohon apo vërteton ato.

Por, ky arsyetim i besimit të tyre paraqet vetëm mosnjohjen e një fakti të madh – se krahasimi i shkrimeve të sotme me dorëshkrimet e vjetra që ende ekzistojnë e që datojnë shumë para ekzistimit të Muhamedit, vërteton përfundimisht se shkrimet e sotme ose edhe Dhiata e Vjetër edhe Besëlidhja e Re janë të njëjta me ato të kohës së Muhamedit.

Dëshmia këtu është shumë e qartë, përfundimtare dhe ka rëndësi të madhe. Nëse myslimanët mund të gjejnë prova se akuza e tyre është me vend, d.m.th. se Shkrimet e sotme të Dhiatës së Vjetër dhe të Besëlidhjes së Re në doktrinat e tyre për Zotin, Krishtin dhe shpëtimin janë plotësisht të ndryshme nga shkrimet e kohës së Muhamedit dhe se ato vërtetë e kanë parashikuar Muhamedin e Kuranit,  atëherë baza e tërë e besimit të hebrenjve e të të krishterëve do të shkatërrohet plotësisht.

Por, nëse dëshmia vërteton pa dyshim se shkrimet e Dhiatës së Vjetër dhe të Re kanë doktrinë të njëjtë sot sikur edhe në kohën e Muhamedit, atëherë kjo dëshmi e shkatërron plotësisht bazën e Islamizmit dhe të Kuranit, duke vërtetuar se kjo bazë është plotësisht e rrejshme. Nëse Bibla, për të cilën Muhamedi ka thënë se Kurani e vërteton si zbulim hyjnor, mund të vërtetohet se ka qenë e njëjtë gjithmonë dhe që doktrinat për Zotin, Krishtin dhe shpëtimin janë plotësisht të ndryshme në Bibël e Kuran, atëherë kurrsesi nuk mund të thuhet se Kurani i vërteton Shkrimet e Shenjta. Kurani do të shpallej i rrejshëm, pra s’mund të jetë Fjala e Zotit sepse Muhamedi ka thënë për të gjëra të rrejshme. Nuk ka nevojë për asnjë dëshmi tjeter – asnjë mysliman i ndershëm, që do ta njihte këtë dëshmi, nuk do të mbetej mysliman më.

Dëshmi në lidhje me Besëlidhjen e Re

Ka shumë dëshmi se BR është e njëjtë sikur ajo e kohës së Muhamedit. Ekzistojnë më se 5.300 dorëshkrime greke të BR per t’u krahasuar me BR të sotme. Po i përmendim disa:

i) Codex Vaticanus (daton nga viti 325-350 e.s.), që ruhet në bibliotekën e Vatikanit e që përmban gati tërë Biblën.

ii) Codex Sinaiticus (350 e.s.), tani gjendet në Muzeun Britanik. Përmban gati tërë BR dhe më se gjysmën e DhV.

iii) Codex Alexandrinus (400 e.s.), poashtu gjendet në Muzeun Britanik dhe përmban gati tërë Biblën.

iv) Codex Ephraemi (shekulli i pestë e.s.) gjendet në Bibliothèque Nationale, Paris. Përmban të gjithë librat e BR, përveç letrës së dytë të Selanikasve dhe letrës së dytë të Gjonit.

v) Codex Bezae (450 e.s.), gjendet në Bibliotekën Universitare të Kembrixhit. Përmban ungjijtë dhe librin e Veprave në gjuhët greke e latine.

Të gjitha këto dokumente mësojnë doktrina të njëjta sikur BR e sotme.

Përkthimet e hershme të Besëlidhjes së Re

Dëshmi të tjera për të vërtetuar se BR e sotme është e njëjtë për nga doktrinat e saj për Zotin e shpëtimin sikur shkrimet e para na ofrojnë përkthimet e hershme të BR. Për shembull, përkthimet janë bërë në gjuhët siriake dhe latine rreth vitit 150 e.s.

i) Përkthimi në siriakishten e vjetër, viti 150 e.s.

ii) Përkthimi në siriakishten “Peshita”, i bërë në mes viteve 150-250 e.s. Më se 350 dorëshkrime të këtij përkthimi që datojnë nga shekulli V ekzistojnë ende.

iii) Përkthimi në latinishten e vjetër. Ka dëshmi që flasin se ky përkthim ka qarkulluar në shekullin e tretë.

iv) Latin Vulgate, i përkthyer nga Xherome në mes të viteve 364-384 e.s.

v) Përkthimi koptik ose egjiptian, në mes viteve 200-300 e.s.

Të gjitha këto përkthime kanë qenë në përdorim para lindjes së Muhamedit dhe poashtu dëshmojnë se doktrinat e BR të ditëve tona janë të njëjta sikur në përkthimet e përmendura. Asnjëra prej tyre nuk i referohet Muhamedit.

Dëshmia e Pergamenit të Detit të Vdekur

Deri në gjetjen e pergamenit të detit të vdekur në vitin 1947 në Shpellat e Kumranit, dorëshkrimi më i vjetër i DhV në hebraisht datonte nga viti 900 e.s. Shkaku i kësaj ishte fakti se hebrenjtë gjithmonë i shkatërronin kopjet e vjetra posa i kompletonin të rejat. Por, dorëshkrimet e gjetura në vitin 1947, datojnë nga shekuj para kohës së Muhamedit, bile edhe para Krishtit.

Arçer Glisoni shkruan: “Edhe pse dy kopjet e librit të Jeshajës, të gjetura në Shpellën I të Kumranit afër detit të vdekur në vitin 1947, ishin një mijë vjet më të vjetra se dorëshkrimet më të hershme ekzistuese, ato ishin fjalë për fjalë identike me Biblën tonë standarde hebreje në më se 95% të tekstit.” 5% të dallimeve kanë të bëjnë me gabimet e mundshme në shkrim apo drejtshkrim. Edhe ato fragmente të pergamenës së detit të vdekur të Nomit të Dytë dhe të Samuelit që paraqesin një familje tjetër dorëshkrimesh nga teksti i sotëm hebre, nuk paraqesin ndonjë ndryshim në mësimet doktrinare. Ato fare nuk kanë ndikim në porosinë e zbulimit.

Nga 166 fjalët e kapitullit 53 të Jeshajës, në dyshim janë vetëm 17 germa. Dhjetë nga këto germa kanë të bëjnë me drejtshkrimin, i cili nuk ndikon fare në domethënie. Katër germa të tjera janë ndryshime të vogla stilistike, siç janë lidhëzat. Tri germat e mbetura përfshijnë “dritë”, e cila shtohet në vargun 11, dhe nuk ka ndikim të madh në domethënie. Aq më tepër, kjo fjalë përputhet me Shkrimet e Shenjta greke.

Dëshmia e Shkrimeve të Shenjta Greke (Septuagint)

Pushtimet e Lekës së Madh mundësuan që gjuha greke të flitej nga shumë njerëz të zakonshëm mu sikur gjuha angleze që flitet në shumë vende të botës sot. Ky fakt, së bashku me përhapjen e madhe të hebrenjve – një koloni e madhe u vendos në Aleksandri – dhe interesimi i madh i Ptolomeut për letërsinë dhe pikëpamja e tij që shkonte në favor të hebrenjve, mundësoi që shkrimet hebreje të DhV të përkthehen në gjuhën greke në Aleksandri në vitet 285-246 para e.s.

Xhosh Mëkdauelli shkruan: “Septuaginti, që është shumë afër tekstit Mazoretik (916 e.s) që e kemi sot, na ndihmon ta caktojmë vërtetësinë e bartjes brez pas brezi nëper 1.300 vjet.”

Kështu, mund të shohim se materiali në dispozicion për t’i krahasuar shkrimet e sotme me ato të kohës së Muhamedit është i bollshëm. Pasi ato të gjitha mësojnë doktrina të njëjta, do të duhej që të gjitha shkrimet të ndryshohen për të mos u pajtuar me Kuranin në çdo pikë në mënyrë që ta arsyetojë thënien e myslimanëve që shkaku pse Kurani nuk vërteton shkrimet është se hebrenjtë dhe të krishterët i kanë ndryshuar shkrimet e tyre për ta hequr dëshminë e tyre për Muhamedin.

Besimi i Nicenes

Besimi i Nicenes, i shkruar në vitin 325 e.s., na ofron doktrinat e besimit të besimtarëve të asaj kohe, të nxjerra nga Shkrimet. Ai u shkrua për t’i përgënjeshtruar racionalistët e asaj kohe të cilët nuk u besonin mësimeve të Shkrimit të Shenjtë. Kështu, mund të shihet se doktrinat e besimit të besimtarëve të sotëm janë të njëjta sikur ato të kohës para Muhamedit.

Në gjuhën shqipe, Besimi i Nicenes është sa vijon:

“Besoj në një Hyj të vetëm, Atin e gjithpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës, të gjitha sendeve që shihen e që nuk shihen.

Edhe në një Zot të vetëm Jezu Krishtin, një të vetmin Birin e Hyjit, të lindur prej Atit para të gjithë shekujve, Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë.

Të lindur e jo të krijuar, të njëgjëjtë me Atin: nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha sendet. Ai për ne njerëzit dhe shpëtimin tonë zbriti prej qiellit. U mishërua për virtyt të Shpirtit të Shenjtë në kraharorin e virgjëreshës Mari: e u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat; pësoi dhe u varros, dhe u ngall të tretën ditë sipas Shkrimeve, e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit. Dhe përsëri do të vijë me lavdi për të gjykuar të gjallët e të vdekurit, e mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.

Edhe në Shpirtin e Shenjtë, që është Zot e jetëbërës: që rrjedh prej Atit e prej Birit. Dhe së bashku me Atin e me Birin adhurohet dhe lavdërohet, që foli me anë të profetëve.”

Doktrina e Shfuqizimit

Siç kemi parë nga referimet e mëparme me Kuranin, Muhamedi vazhdimisht ka pohuar se Kurani ka zbritur për t’i vërtetuar shkrimet hebreje e të krishtera. Prandaj, Muhamedi nuk ka mundur të thotë se Kurani i shfuqizon Shkrimet e Shenjta pasi shfuqizimi është e kundërta e pohimit, vërtetimit dhe provimit. Nëse myslimanët besojnë se referencat në Kuran që kanë të bëjnë me shfuqizimin janë në lidhje me Shkrimet e Shenjta, atëherë ata e akuzojnë Muhamedin se bie në kundërshtim me veten. Përkundrazi, fjala “shfuqizim” në Kuran nuk përdoret në lidhje me Shkrimet e Shenjta të të krishterëve por në lidhje me vetë Kuranin (shih tek Suretu 2:106). Kështu, pra, Kurani nuk i shfuqizon Shkrimet e Shenjta të hebrenjve dhe të të krishterëve.

Prandaj, shihet qartë se dy bazat me të cilat myslimanët mundohen ta refuzojnë Biblën dhe doktrinat e saj për Zotin, Krishtin e shpëtimin, d.m.th.: i) se Kurani i shfuqizon Shkrimet e Shenjta të hebrenjve e të të krishterëve dhe ii) se të krishterët e kanë ndryshuar Biblën në mënyrë që nga ajo t’i heqin referimet për Muhamedin dhe për t’i bërë doktrinat për Zotin dhe Krishtin të tilla siç janë ato sot, janë të rrejshme dhe të pabaza.

KAPITULLI 2
A PËRMËNDET MUHAMEDI NË BIBËL?

Në këtë kapitull do të merremi me pohimin e myslimanëve që Muhamedi përmendet në Bibël, se ai është profeti ardhjen e të cilit e kishte profetizuar Moisiu tek Nomi i Dytë 15:15, 18, dhe se është zëvendësi per të cilin kishte premtuar Jezui tek Gjoni 14:16.

Në që të dy rastet do të shohim se është e pamundur që Muhamedi të jetë jetësim i këtyre profecive, prandaj Muhamedi nuk përmendet në Bibël fare e as që kishin profetizuar Moisiu e Krishti për të. Do të shohim se profecia e Moisiut është realizuar me Jezuin, kurse zëvendësi për të cilin flet Jezui është Shpirti i Shenjtë i cili së pari erdhi në Ditën e Pentakostit dhe i cili është i pranishëm edhe sot e gjithë ditën me besimtarët e vërtetë.

Profeti Sikur Moisiu

Nomi i dytë 18:15-22 thotë:[1]

Zoti, Perëndia yt, do të ngrejë për ty një profet nga mesi yt, nga vëllezërit e tu, posi unë; atë ta dëgjoni; pas të gjitha atyre kerkove prej Zotit, Perëndisë tënd, në Horib në ditët e mbledhjes, kur the: Le të mos e dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, as të mos e shoh më këtë zjarr të madh, që të mos vdes. Edhe Zoti më tha: Mirë thanë sa që folën. Do t’u ngre atyre një profet nga mesi i vëllezërve të tyre, posi ty; do të vë fjalët e mia në gojën e tij, dhe ai do t’u flasë atyre të gjitha ato që do ta urdhëroj unë. Edhe kushdo që nuk i dëgjon fjalët e mia që do t’i flasë ai në emrin tim, unë kam për të kërkuar këtë prej tij. Po ai profet që do të guxojë të flasë në emrin tim fjalë që s’e kam urdhëruar atë ta flasë ose ai që të flasë në emrin e perëndive të tjerë, do të vritet.  Edhe po të thuash në zemrën tënde, Qysh do ta njoh atë fjalë që nuk e ka folur Zoti? Kur të flasë ndonjë profet në emrin e Zotit, dhe ajo fjalë të mos dalë, as të mos bëhet, kjo është fjalë që nuk e ka folur Zoti; profeti e foli me madhështi; nuk do t’ia kesh frikën.

Së pari, është me rëndësi se edhe pse Muhamedi pohonte që është Profet sikur Moisiu ai nuk parashikoi asgjë. Kur ra në sprovë për të vërtetuar pohimet e tij se është profet, ai kuptoi se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Ai ishte përgjigjur se Kurani ishte aq i mrekullueshëm sa që nuk duhej asnjë profeci e tij për ta vërtetuar pohimin e tij.

Mirëpo, konteksti i vargjeve nga Nomi i Dytë që i kemi cituar më sipër, flet qartë se shenjat e profetit të vërtetë janë: (a) se ai profetizon, d.m.th. i parasheh gjërat që do të vijnë; dhe (b) se ato gjëra realizohen në jetë (18:20-22). Vargjet 21, 22 thonë qartë se profeti duhet të profetizojë. Fakti se Muhamedi nuk arriti të bënte profeci fare tregon menjëherë se fjalët nga Nomi i dytë 18:15,18 nuk kanë të bëjnë me të. Profeti duhet të profetizojë, Muhamedi nuk ka profetizuar.

Nga libri i Nomit të Dytë shihen qartë profecitë e Moisiut në lidhje me Izraelin të cilat janë realizuar më vonë. Ato profeci flisnin për dënimet që do t’ua sillte Zoti izraelitëve për idhujtarinë e tyre, përmes zaptimit të tyre nga sirianët dhe babilonasit, dhe pas kthimit në shtetin e tyre, dënimi tjetër që i zuri në vitet 65-70 e.s. kur i okupoi Roma; e pas të cilit okupim hebrenjtë u shpërndanë nëpër tërë botën (Nomi i dytë 28:25-68).

Përveç kësaj, nëse e vështrojmë jetën e Jezu Krishtit në ungjijtë, shihet qartë se profecitë e tij u realizuan, pra Ai ishte profet. Për shembull, tek Mateu 24:1,2, Luka 23:28-31 Jezui profetizoi Shkatërrimin e Tempullit, Rënien e Jerusalemit dhe vuajtjet e hebrenjve gjatë rrethimit të Jerusalemit nga romakët në vitet 65-70 e.s.

Së dyti, nga këto vargje të Nomit të Dytë shihet qartë se profeti që do të zbresë do të jetë izraelit dhe do t’u predikojë hebrenjve – “një profet  nga mesi i vëllezërve të tyre… ai t’u flasë atyre të gjitha ato që do ta urdhëroj unë” (v18).

Se shprehja “nga mesi i vëllezërve të tyre” u referohet izraelitëve është e qartë nga përdorimi i saj në fragmentet e tjera të DhV (Nomi i dytë 17:14,15; 18:1,2; Gjyqtarët 20:13, 21:6; 2 Sam 2:26).

Disa myslimanë pohojnë së shprehja “nga mesi i vëllezërve të tyre” mund t’u referohet Ismaelitëve (Ismaeli ishte djalë i
Abrahamit, prandaj farefis i izraelitëve). Mirëpo, duhet të ceket se izraelitët ishin pasardhës të Abrahamit jo vetëm përmes Isakut por poashtu edhe përmes Jakobit e jo Ismaelit. Pra, kurrsesi shprehja “vellezërve” nuk mund t’u referohet Ismaelitëve. Profeti i profetizuar duhej të rridhte nga izraelitët, pasardhësit e Jakobit.

Pra, profeti i parashikuar nga Moisiu duhej të rridhte nga radhët e popullit të njëjtë – izraelitëve. Muhamedi nuk ishte hebre por arab i cili nuk ishte profet i Izraelit pasi Izraeli nuk ka ekzistuar si komb qysh nga shkatërrimi i Jerusalemit në vitin 70 e.s. Muhamedi u ka predikuar banorëve të Arabisë, rreth Mekës e Medinës. Pastaj, ai kurrë nuk ka folur në emër të Jehovës (v 19). Por, është plotësisht e qartë se Jezui ka qenë hebre dhe i ka predikuar popullit të Izraelit.

Jezui, Profet sikur Moisiu

Në shkrimet e BR mund të gjejmë prova të shumta për realizimin e profecisë së Moisiut në vetë Jezu Krishtin. Për shembull, pasi vetë kanë qenë pronarë të Shkrimeve të Shenjta, hebrenjtë në kohën e Jezuit e dinin se profeti i parashikuar do të ishte izraelit dhe e pritnin të vinte (Gjon 1:21).

Samaritanët, që kishin vetëm Tevratin, e dinin se Moisiu e kishte parashikuar ardhjen e Mesisë (Gjoni 4:25,29,42).

Nxënësit e Jezuit e kuptuan se Ai ishte Profeti i parashikuar – Gjoni 1:45 “Filipi përsëri e kërkoi Natanaelin e i tha:

Kemi gjetur Atë për të cilin shkroi Moisiu në Ligj dhe të cilin profetët e parathanë. është Jezui nga Nazareti, biri i Jozefit.” Mrekullitë e Jezuit treguan qartë se Ai ishtë Profeti – Gjoni 6:14 “Ky është padyshim Profeti që duhet të vijë në botë!”

Po ashtu është e qartë se Jezui vetë pohonte vazhdimisht se Moisiu kishte shkruar për të. Për shembull, në një rast, kur u fliste prijësve religjioz hebrenj, Ai tha:

“Mos mendoni se do t’ju akuzoj para Atit tim. Moisiu ju akuzon, i njëjti Moisiu tek i cili i varni shpresat tuaja. Në qoftë se me të vertetë i besoni Moisiut, do të më besonit edhe mua; sepse ai shkroi për mua. Por, meqë ju nuk i besoni asaj që ai shkroi rreth meje, si mund t’u besoni fjalëve të mia?” (Gjoni 5:45-47).

Në ditën e Ringjalljes së Tij, Krishti u tha dy nxënësve të cilët takoi në rrugë për në Emaus:

“Sa të verbuar jeni! Sa vështirë e keni të besoni krejt çfarë kanë parafolur profetët! Mesia duhej t’i pësonte këto që të hynte në madhështinë e tij qiellore.” E Jezui u tregoi ato që ishin shkruar për të duke filluar që nga librat e Moisiut dhe duke vazhduar me librat e profetëve e me gjithë Shkrimin” (Luka 24:25-27).

Pak më vonë, po atë ditë, grupit të nxënësve të mbledhur në dhomën e sipërme, Jezui i tha:

“Kur isha me ju, ju thashë: Gjithçka që u shkrua për mua në Ligjin e Moisiut, në Profetët dhe në Psalmet duhet të plotësohet.” (Luka 24:44,45).

Apostulli Pjetër ka deklaruar shumë qartë se Profeti i parathënë është Jezui, Mesia dhe Shpëtimtari i botës, duke cituar drejtpërdrejt nga fragmenti i Nomit të Dytë në fjalimin e tij në Veprat 3:17-26:

Ju e dini mirë, vëllezër; ju dhe kryetarët keni vepruar kështu veç nga padija. Por në këtë mënyrë Perëndia bëri të realizohej ajo që kishin parathënë të gjithë profetët: se Mesia i tij do të pësonte. Lërini, pra, mëkatet tuaja e kthehuni te Perëndia që t’ju shlyhen ato. Atëherë do të sjellë kohën e shpëtimit dhe do t’ju dërgojë Mesinë. Jezui është ky Mesi, e sipas vullnetit të Perëndise zuri vend në qiell, derisa të plotësohet gjithçka që është parafolur që prej kohësh me anë të profetëve të tij: rikthimi i të gjithave. Për atë Moisiu tha: “Zoti, Perëndia juaj, do të nxjerrë nga gjiri i vëllezërve tuaj një profet sikurse mua; Atë dëgjoni për gjithçka. Kush nuk e dëgjon këtë profet, do të përjashtohet nga populli.” Edhe ato që i njoftuan Samueli dhe të gjithë profetët e mëvonshëm u plotësuan në kohën tonë. Për ju ndodhi kjo, sepse ju jeni pasardhësit e profetëve dhe me të parët tuaj Perëndia lidhi besëlidhjen e Tij. I tha Abrahamit: “Me anë të pasardhësit tënd unë do t’i bekoj të gjitha fiset e tokës.” Kështu Perëndia e ngriti Shërbëtorin e Tij dhe jua dërgoi juve më parë, që secili prej jush të kthehet nga udha juaj e mbrapshtë te Perëndia. (Veprat 3:17-26).

Është e vërtetë të thuhet se nxënësit pritnin që Ardhja e Dytë e Jezuit ta realizonte profecinë e Veprave 3:21, por poashtu është e vërtetë nga vargjet e sipërshënuar se ata e shihnin realizimin e Nomit të Dytë 18:15,18 në vetë Jezuin, e posaçerisht në Ardhjen e Tij të Parë.

Kështu, nga shkrimet është plotësisht e qartë se hebrenjtë pritnin që Profeti të rridhte nga gjiri i tyre dhe se nxënësit shihnin në Jezuin realizimin e profecisë së Moisiut. Vetë Jezui e bëri të qartë se profecia kishte të bënte me të e me askë tjetër. Pra, në dy rastet, (a) se Muhamedi nuk ishte hebre dhe kurrë nuk u ka profetizuar hebrenjve, dhe (b) se Jezu Krishti qartë ka thënë se profecia ka të bëjë me të, mund të konkludojmë me siguri se Muhamedi nuk është profeti i parathënë nga Moisiu. Profecia e Moisiut gjen realizimin e saj në Jezu Krishtin, Mesinë dhe Shpëtimtarin e botës.

Pretendimi i Muhamedit se ai është trashëgimtari i Krishtit

Në këtë pjesë do të merremi me pohimin e myslimanëve se Jezui, kur ishte në tokë, profetizoi se pas tij do të vinte një lajmëtar i Zotit për njerëzimin, duke u bazuar në vargjet tek Suretu 61:6.

Suretu 61:6 “Dhe, kur Isai, bir i Merjemes tha: O beni israilë, unë jam i dërguar i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!”

Myslimanët pohojnë se në Bibël Jezui ka folur për ardhjen e Muhamedit tek Gjoni 14:16 “Une do t’i lutem Atit që t’ju japë zëvendësin tim, Shpirtin e së Vërtetës që do të mbetet përgjithmonë me ju.” Ata thonë se fjalët “Zëvendësi im”, “Shpirti i së Vërtetës” i referohen Muhamedit, “Ahmed” tek Suretu 61:6. Se vetë Muhamedi pretendonte të ishte realizimi i profecisë së Krishtit shihet qartë në fjalët tek Suretu 61:9.

Myslimanët pohojnë se në gjuhën greke fjala e përkthyer në gjuhën shqipe me “zëvendësi” ishte ‘paraklytos’, që do të thotë “i lavdëruari” e që ka kuptim të njëjtë me fjalën “Ahmed”. Ata poashtu pohojnë se të krishterët e ndryshuan fjalën e sipërshënuar në ‘paraklitos’, në mënyrë që të heqin dorë nga dëshmia e Krishtit për Muhamedin si trashëgimtar i tij.

Por, e vërteta është se me qindra dorëshkrime greke të Shkrimeve, ose fragmenteve të tyre ku gjendet ky varg, janë ruajtur deri sot e kësaj dite. Të gjitha rrjedhin nga koha para Muhamedit. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet fjala ‘paraklytos’: në asnjërin prej Shkrimeve ajo fjalë nuk është shkruar ‘paraklytos’. Kështu, vetëm mosnjohja e plotë e fakteve është baza e këtij besimi të myslimanëve.

Ky vërtetim i marrë nga BR nuk është provë e vetme e pakundërshtueshme që vërteton se tek Gjoni 14:16 Krishti nuk foli për Muhamedin por për Shpirtin e Shenjtë. T’i studiojmë vargjet ku Krishti flet për ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, “Zëvendesit,” “Shpirtit të së Vërtetës”. Atëherë do të jetë plotësisht e qartë se është e pamundur që Muhamedi të jetë realizimi i tyre.

Shpirti i Shenjtë, Zëvendësi i premtuar

Krishti ka thënë se Shpirti i Shenjtë do t’u jepej nxënësve menjëherë pas Ngjitjes së Tij, e jo disa shekuj më vonë:

  1. Luka 24:49: Por unë do t’jua dërgoj Shpirtin që Ati im ju ka premtuar. Rrini këtu në qytet, derisa të forcoheni me Fuqinë nga lart.
  2. Veprat 1:4,5: Rrini në Jerusalem e priteni Shpirtin e Shenjtë, të cilin Ati im ju ka premtuar e për të cilin ju njoftova. Gjoni i ka pagëzuar njerëzit me ujë, por së shpejti ju do të pagëzoheni me Shpirtin e Shenjtë. (Shih edhe tek Gjoni 7:37-39).

Si mund të shihet, ky premtim i Krishtit u realizua:

Veprat 2:1-4: Në festën çifute të rrëshajëve ishin të mbledhur përsëri të gjithë ata që ishin në anën e Jezuit. Papritur u dëgjua një zhurmë e madhe, sikur zbriste nga qielli një stuhi. Pastaj u duk diçka si zjarr që u nda dhe në secilin nga ata u ul një gjuhë e flakës. Të gjithë u mbushën me Shpirtin e Shenjtë e…” (Shih edhe tek Veprat 2:33,38; 1 Kor 12:13; Efes 1:13,14; 5:18; Rom. 8:9,11,13-16).

Muhamedi nuk ishte lindur deri diku rreth vitit 570 e.s.

  1. Shpirti i Shenjtë do të hynte të jetonte tek besimtarët dhe do të ishte burimi i fuqisë dhe i suksesit të tyre duke dëshmuar për Krishtin (Gjoni 14:16; Veprat 1:8) – për Krishtin, e jo për Muhamedin.
  2. Shpirti i Shenjtë do të jetë me ta “përgjithmonë” (Gjoni 14:16) – kjo është e pamundur për ndonjë njeri për ta realizuar.
  3. Shpirti i Shenjtë nuk do të flasë për vetveten por vetëm për Krishtin (Gjoni 15:26; 16:13). Muhamedi në shumë raste ka folur për vete.
  4. Shpirti i Shenjtë duhet t’i sjellë të gjitha gjërat për të cilat Jezui u ka folur nxënësve të tij në mendjen e tyre, për të folur e shkruar për të (Gjoni 14:26).
  5. Shpirti i Shenjtë duhet t’i bindë njerëzit për mëkatin që e bëjnë kur nuk besojnë në Jezu Krishtin – e jo për mosbesimin në Muhamedin (Gjoni 16:8,9).
  6. Shpirti i Shenjtë duhet t’u zbulojë nxënësve të Krishtit gjërat që do të ngjajnë (Gjoni 16:13).
  7. Shpirti i Shenjtë do t’i udhëheqë në të vërtetën ashtu që ata gjatë dëshmimit, predikimit dhe shkrimit do ta thonë vetëm të vërtetën (Gjoni 16:13).
  8. Shërbimi i Shpirtit të Shenjtë do të jetë madhërimi i Krishtit e jo i Muhamedit (Gjoni 16:14).

Aq më tëpër, Jezui ka thënë se mëkati i vetëm që nuk falet është blasfemi (sharja e Zotit) kundër Shpirtit të Shenjtë (Mateu 12:31,32) që tregon se Shpirti i Shenjtë është person hyjnor pasi vetëm ndaj Zotit mund të ketë blasfem. Natyrisht, askush nuk mund të pohojë se Muhamedi ka qenë person hyjnor! Ai vetë ka thënë se është vetëm një paralajmërues (Suretu 7:188; 27:92).

Kështu, nga faktet e sipërme mund të shohim qartë se për Muhamedin ka qenë e pamundur të ishte përmbushja e premtimit të Krishtit për “zëvendësin” tek Gjoni 14:16. Pohimi i Muhamedit se ai është kjo përmbushje dhe pohimi i myslimanëve se Muhamedi është ajo përmbushje bazohet në injorancën ndaj mësimeve biblike për Shpirtin e Shenjtë i cili, si përmbushje e fjalës së Krishtit, erdhi në Ditën e Pentakostit, menjëherë pas Ngjitjes së Krishtit dhe i cili ende jeton tek të gjithë besimtarët e krishterë sot.

KAPITULLI 3
A ËSHTË KRYQËZUAR JEZUSI?

Në këtë kapitull do të merremi me problemin e kryqëzimit të Jezuit – A është kryqëzuar (gozhduar) Jezui apo jo? Disa mund të pyesin se a vlen që kjo çështje të shqyrtohet fare, pasi shumë e shumë gjenerata deri tashti e kanë pranuar këtë gjë si ngjarje historike dhe nuk dyshojnë fare në të, e më shumë merren me faktin se a është ringjallur Jezui apo jo.

Mirëpo kur duhet krahasuar dallimet në mes Islamizmit dhe Krishterimit, çështja e kryqëzimit bëhet shumë e rëndësishme. Kjo është kështu sepse dallimi në besim është shumë i dukshëm dhe, për shkak të rëndësisë kryesore të vdekjes (dhe të ringjalljes) së Jezuit për besimin e krishterë, se Jezui ka vdekur për mëkatet tona për të na pajtuar me Zotin, prandaj duhet të merremi me këtë çështje.

Kryqëzimi dhe vdekja e Jezu Krishtit është njëri nga gurët themeltarë me anë të të cilit mund ta bëjmë krahasimin se a është Islamizmi apo Krishterimi besim i vërtetë. Tek Suretu 4:157,158, Kurani thotë kategorikisht se Jezui nuk është kryqëzuar, kurse Bibla thotë kategorikisht se Ai është kryqëzuar (Marku 15:22,24,37 etj.) – që të dyja këto thënie nuk mund të jenë të vërteta, ose njëra ose tjetra e thotë të vërtetën. Pra, ose Kurani e thotë të vërtetën dhe kështu mund të themi se është Fjala e Zotit ose Bibla ka të drejtë dhe është Fjala e Zotit.

Nëse mund të vërtetojmë se a është kryqëzuar Jezui apo jo atëherë mund ta njohim të vërtetën, përndryshe vërtetohen pohimet e myslimanëve se Kurani është i pagabueshëm dhe se është Fjala e Zotit. Prandaj, në këtë studim do t’i qasemi kësaj çështjeje.

Pohimi i myslimanëve se Jezui nuk është kryqëzuar bazohet tek Suretu 4:156-158:

Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes; madje për shkak të thënies së tyre:
‘Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut.’ Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë kurrfarë dije të saktë përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i plotfuqishëm, i dijeshëm.

Sqarimi i këtyre vargjeve nga myslimanët është se Allahu e mori Jezuin për ta shpëtuar nga kryqëzimi dhe në vend të tij solli një të ngjashëm Jezuin (shumë njerëz thonë se ky ka qenë Juda, tradhtari) ashtu të gjithë kanë menduar se personi që u var nuk ka qenë Jezui, por dikush tjetër që i ka përngjarë Jezuit.

Kjo thënie, se Jezui është shndërruar në dikë që i ka ngjarë atij mund të gjendet në librin e rrejshëm dhe pa kurrfarë vlerë “Veprat e Gjonit” që ekzistonte në Arabi në kohën e jetës së Muhamedit. Ky libër thotë se, në kohën e kryqëzimit, Jezui kinse ka qenë i gjallë në Jerusalem dhe se ka folur me apostullin Gjon duke i thënë këto fjalë: “Para masës së madhe në Jerusalem mua janë duke më kryqëzuar dhe duke më dhënë uthull të pi. Por, unë po të them ty… Unë nuk jam ai të cilin po e kryqëzojnë e që ti po e sheh por po ia dëgjon zërin. Të tjerët mendojnë se unë jam ai që po e kryqëzojnë, e jo ai që jam në të vërtetë… Asnjë nga vuajtjet për të cilat do të flasin unë nuk i kam vuajtur.” (Cituar nga “Islamizmi dhe Krishterimi”, Suitmen faqe 97, 99, 101).

Mirëpo, kjo është pika e parë ku ne hasim në problem. Muhamedi, duke cituar nga libri “Veprat e Gjonit”, dhe duke shkruar në Kuranin se dikush tjetër është kryqëzuar në vend të Jezuit, citon vetëm disa fjalë dhe me levërdi të madhe i injoron fjalët e tjera. Pjesa e shkrimit thotë se në kohën e kryqëzimit, Jezui ishte në Jerusalem duke biseduar me Gjonin, por vëreni se në Kuran Muhamedi e ndryshon këtë fakt dhe thotë se Allahu e mori Jezuin në Qiell. Pse u bë kështu?

Ndoshta kjo u tha nga fakti se (i) nëse Jezui në kohën e kryqëzimit ka qenë në Jerusalem do të kishte qenë e pamundur që hebrenjtë ta kishin kryqëzuar dikë tjetër në vend të tij pasi Ai ka qenë shumë i njohur në popull dhe dikush do ta kishte njohur, dhe (ii) Jezui nuk do të lejonte që dikush tjetër të kryqëzohej në vendin e Tij. Për ta zgjidhur këtë dilemë, Muhamedi thjesht thotë se Allahu e mori Jezuin në Qiell. Por kur e tha këtë, Muhamedi nuk e diti se po binte në kundërshtim me burimin e pohimit të tij “Veprat e Gjonit.”

Karakteri i Allahut

Ky problem nuk është i vetmi që inicohet nga këto vargje të Kuranit. Problemi tjetër, që ndoshta është shumë më i rëndësishëm, është problemi i karakterit të Allahut.

Thjesht, nëse myslimanët besojnë se Jezui nuk është kryqëzuar por dikush tjetër, dhe se Allahu e ka bërë të mundur që ai person të duket sikur Jezui, atëherë sipas kësaj Zoti është mashtrues sepse i shtyri ata që kanë qëndruar rreth kryqit të besonin në një gënjeshtër – duke menduar se janë duke e kryqëzuar Jezuin e, ç’është e vërteta, ata e paskan kryqëzuar dikë tjetër.

Aq më tepër, gjatë 550 vjetëve të ardhshëm, deri në kohën e Muhamedit, të gjithë kanë besuar se Jezui ishte kryqëzuar. Pra, nëse Muhamedi kishte të drejtë, Allahu lejoi që gjenerata të tëra njerëzish të mashtroheshin duke besuar një të pavërtetë. “rrethanë tjetër më e madhe mund të thuhet për akuzimin e Zotit se për të thënë, si thotë Kurani, se ai i mashtron njerëzit? Ky prezentim i rrejshëm i karakterit të Zotit mund të shihet edhe në vende të tjera në Kuran.

Duke besuar në fjalët e Kuranit, myslimanët poashtu nuk e marrin në konsiderim edhe një fakt tjetër – nëse vërtetë dikush tjetër është kryqëzuar në vend të Jezuit, pse ka heshtur ai person? Nëse hebrenjtë dhe romakët kishin ndërmend ta vritnin Jezuin dhe ky person e ka ditur se ata janë duke bërë gabim, është e natyrshme që ai do të kundërshtonte me gjithë mundësinë e tij, për ta shpëtuar jetën e vet! Ai nuk do të bëhej bashkëpunëtor i Allahut në këtë konspiracion!

Vetë fakti se si Muhamedi nuk i ka kuptuar këto gjëra tregon sa shumë është mashtruar ai. Poashtu, askush nuk do t’i besonte dikujt që thotë se është mashtrues ose për të cilin binden se është mashtrues – si, pra, mund të besojnë myslimanët që një mashtrues i vetëquajtur të jetë Zot? Ky fakt mund të sqarohet vetëm me mashtrim satanik (djallëzor) të shkallës së lartë!

Kur e ka marrë Allahu Jezuin në Qiell?

Një fakt tjetër të cilin myslimanët nuk mund ta sqarojnë është ky – kur saktësisht e ka marrë Allahu Jezuin në Qiell? Asgjë nuk mund të jetë më e qartë se fakti që personi të cilin e kanë kryqëzuar hebrenjtë në vend të Jezuit ka qenë personi i njëjtë me atë të cilin e kanë arrestuar për Jezuin në kopshtin e Getsemanës dhe të cilin asnjëhërë nuk e kanë lëshuar nga sytë e tyre. Si ka mundur, pra, Allahu ta merrte atë nga duart e hebrenjve e në vend të tij t’ua jepte hebrenjve dikë tjetër për ta kryqëzuar gabimisht?

1) Kur është arrestuar në kopsht, ky njeri ka thënë se është Jezui: “U doli përpara (nga kopshti) dhe i pyeti: `Kë po kërkoni?’Jezuin nga Nazareti!’ – iu përgjigjën. ‘Unë jam ai,’ tha Jezui.” (Gjon 18:4,5)

2) Atyre që kishin ardhur për ta arrestuar ai u kishte thënë: “Vërtetë duhet të afroheni me shpata dhe me shkopinj, sikur të isha unë kriminel? ¨do ditë isha me ju në Tempull, dhe nuk më arrestuat. Por tani ka ardhur ora juaj. Tani Zoti u dha fuqive të errëta pushtet mbi mua.” (Luka 22: 52, 53)

3) Kur Pjetri u mundua ta shpëtonte Jezuin, ia këputi veshin Malkusit, shërbëtorit të një prijësi kishtar, ky njeri ia shëroi veshin, duke i thënë Pjetrit: “Ktheje shpatën në mill; sepse të gjithë ata që rrokin shpatën, prej shpatës edhe do të vdesin. A nuk e di që mund t’i kërkoj ndihmë Atit e Ai do të më dërgonte menjëherë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh? Por atëherë si mund të plotësohen profecitë e Shkrimit të Shenjtë që thonë se kështu duhet të ndodhë?” (Mateu 26: 52-54; Marku 14:43-50; Luka 22:47-53; Gjoni 18:1-11)

4) Këtë njeri masa e ka dërguar në Sanhedrin (Mateu 26:57).

5) Në gjykimin e këtij njeriu në Sanhedrin, disa dëshmitarë kanë thënë: “Ky njeri ka thënë: Unë mund ta rrënoj Tempullin e Perëndisë e ta rindërtoj për tri ditë.” Njeriu nuk e ka mohuar këtë. (Mateu 26:61)

6) Kur kryeprifti i kishte thënë: “A je ti Mesia, Biri i Perëndisë?” ky njeri ishte përgjigjur: “Unë jam! E ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtë të të Gjithpushtetshmit (Perëndi). Gjithashtu do të shihni se si do të vijë ai (si Gjykatës) me re të qiellit.” (Marku 14:61, 62)

7) Pasi në Sanhedrin vendosën ta mbytnin, ata e dërguan këtë njeri te Pilati të lidhur. (Mateu 27:2)

8) Pastaj Pilati e dërgoi te Herodi, ku kryeprifti e njohu që ishte po ai njeri të cilin e zunë në fillim. (Luka 23:7-10)

9) Herodi e ktheu te Pilati i cili përsëri e mori në pyetje. (Luka 23:11, 13, 14f)

10) Kur Pilati e kishte pyetur: “A je ti mbreti i çifutëve?” ky njeri ishte përgjigjur: “Mbretëria ime nuk rrjedh nga kjo botë, përndryshe shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos bie në duart e udhëheqësve çifutë. Jo, mbretëria ime është krejt tjetër.” Kur Pilati e pyeti edhe një pyetje: “E, megjithatë, ti je mbret, apo jo?” ky njeri ishte përgjigjur: “Po, unë jam mbret. U emërova dhe erdha në botë që ta bëj të njohur të Vërtetën. Kush i takon së Vërtetës, e dëgjon fjalën time.” (Gjoni 18:33-37)

11) Pasi e dënuan me vdekje, ushtarët e fshikulluan me kamxhik dhe e rrahën. (Mateu 27:27-31)

12) Pastaj, e kanë udhëhequr nëpër qytet dhe e kanë dërguar në Golgotë për ta kryqëzuar, me të ka pasur shumë njerëz me të cilët ai ka folur. (Gjoni 19:16; Luka 23:26-31)

13) Pastaj, mu ky njeri u kryqëzua ashtu që e panë të gjithë. (Luka 23:33)

14) Në kryq i njëjti njeri u lut për ata që po e kryqëzonin: “Atë, fali, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” (Luka 23:34)

15) Kur krimineli besimtar i tha këtij njeriu: “Kujtomë, o Jezu, kur të vish si mbret që të mbretërosh!” ai iu përgjigj: “Unë po të them, që sot do të jesh me mua në parajsë!” (Luka 23:39-43)

16) Mu ky njeri kishte bërtitur: “Eli, Eli! Lama sabakthani?” (Mateu 27:46)

17) I njëjti njeri vdiq në kryq dhe po atë Dhjetari romak e njohu se ishte Jezui. E njohu edhe disa gra. (Mateu 27:50, 54-56)

Sikur njeriu që u kryqëzua të ishte dikush tjetër e jo Jezui atëherë të gjitha fjalët që i tha ai do t’i kundërshtonin hebrenjtë e mbledhur sikur ato fjalë të mos ishin të vërteta. Ky njeri nuk ka qenë askush tjetër por Jezuit të ungjijve.

Ekziston një thënie shumë interesante në Kuran, e cila qartë e sqaron se Jezui do të vdiste dhe do të ringjallej (tek Suretu 19:33). Komentuesit myslimanë kanë qëndrime të ndryshme për këtë varg. Jusuf Aliu thotë: “Ata që besojnë se Ai nuk ka vdekur duhet të mendojnë për këtë varg.”

Tashti do t’i shohim provat që flasin qartë se Jezui është kryqëzuar dhe se ka vdekur në kryq. Këto prova mund të gjenden nëse vështrohen pjesët e Biblës dhe poashtu në shkrimet e historianëve jokrishterë të cilët kanë shkruar pas kohës së Krishtit dhe të cilët i vërtetojnë ngjarjet historike në kryq.

Parashikimi i Krishtit për vdekjen e Tij

Në disa raste gjatë kohës së shërbimit të Tij, Jezui u kishte thënë nxënësve të tij se do të vritej. Disa thënie të tija në lidhje me këtë po i përmendim më poshtë:

  1. Mateu 16:21: Që atëherë Jezui filloi t’u shpjegojë për herë të parë nxënësve se ç’e priste. “Unë duhet të shkoj në Jerusalem. Atje unë do të vuaj shumë nga ana e këshilltarëve, kryepriftërinjve dhe mësuesve të Ligjit. Unë do të vritem, por ditën e tretë do të ngjallem.” (Krahaso Marku 8:31, 32; Luka 9:22)
  2. Mateu 17:22, 23: Kur nxënësit e Jezuit u bashkuan në Galile, ai u tha: “Së shpejti Biri i njeriut do t’u dorëzohet njerëzve. Ata do ta vrasin, por ditën e tretë do të ngjallet.” Nxënësit u trishtuan shumë për këtë. (Krahaso Marku 9:30-32; Luka 9:44, 45)
  3. Mateu 20:17-19: Udhës për në Jerusalem, Jezui i mori veças të dymbëdhjetë nxënësit dhe u tha: “Dëgjoni! Po shkojmë në Jerusalem. Atje Biri i njeriut do t’u dorëzohet kryepriftërinjve e mësuesve të Ligjit. Ata do ta dënojnë me vdekje dhe do t’ua dorëzojnë të huajve të pafe për ta vënë në lojë, për ta fshikulluar e kryqëzuar. Por, në ditën e tretë ai do të ngjallet.” (Krahaso Marku 10:32-34; Luka 18:31-34)
  4. Mateu 20:28: Biri i njeriut nuk erdhi që të shërbehet, por që të shërbejë, edhe ta japë jetën e tij shpërblim për shumë veta. (Përkthim i Konstandin Kristoforidhit)
  5. Mateu 26:1-2: Jezui, kur i mbaroi të gjitha këto fjalime, u tha nxënësve të tij: “Siç e dini, pasnesër është festa e Pashkëve dhe Biri i njeriut do të dorëzohët për t’u kryqëzuar.”
  6. Mateu 26:12: Ajo e derdhi këtë parfum mbi trupin tim për ta përgatitur atë për varrim. (Krahaso Gjoni 12:7)
  7. Mateu 26:24: Biri i njeriut, vërtetë, do të vritet, siç thuhet në Shkrimin e shenjtë. (Krahaso Marku 14:21; Luka 22:22)
  8. Gjoni 18:32: Kështu u realizua se çfarë kishte thënë Jezui për mënyrën e vdekjes së tij.

Profecitë e Dhiatës së Vjetër që u realizuan në kohën e Kryqëzimit

Prova të tjera për ta vërtetuar faktin se Jezu Krishti është kryqëzuar janë edhe profecitë e thëna me qindra vite para asaj kohe në lidhje me ngjarjet e shënuara në Besëlidhjen e Re. Këto profeci i kanë thënë profetët e Dhiatës së Vjetër.

Po i përmendim 29 profeci të mbledhura nga besimtari hebre, Herman Njumark, në fletushkën me titull “Profecitë shekullore të realizuara brenda një dite”:

1) Ai u shit për 30 monedha argjendi (Zekerija 11:12; Mateu 26:14, 15).

2) Atë tradhtoi një shok (Psalmi 55:12-14; Mateu 26:47-50; Gjoni 13:18).

3) Paratë do t’i hidhen (a) argjendta, (b) tridhjetë monedha, (c) të hidhen, (ç) në tempulllin e Zotit. (Zekerija 11:13; Mateu 27:3-10).

4) Nxënësit e Tij do ta braktisin. (Zek 13:7; Mateu 26:56; Marku 14:27).

5) Atë do ta akuzojnë me dëshmi të rrejshme (Psalmet 55:4; 109:2; Mateu 26:59, 60).

6) Atij do t’i mëshojnë me shkop në fytyrë (Mikahu 5:1; Mateu 26:67).

7) Atë do ta pështyjnë e do ta rrahin (a) në shpinë, (b) në fytyrë (Jeshaja 50:6; Luka 22:63, 64; Mateu 26:67, 68).

8) Fytyra e tij do të shëmtohet (Jesh 52:14; Mateu 27:29, 30; Luka 22:64).

9) Ai do të heshtë para akuzuesve të tij (Jesh 53:7; Mateu 27:12-14; 1 Pjetrit 2:23).

10) Atë do ta lëndojnë e varrojnë (Jesh 53:5; Mat 27:26,29).

11) Duart dhe këmbët do t’ia shpojnë (Ps 22:17; Luka 23:33; Gjoni 20:25-27).

12) Ai do të kryqëzohet së bashku me kriminelë (Jesh 53:12; Marku 15:27, 28).

13) Njerëzit do të tallen me të (Ps 22:8; Mateu 27:41-43).

14) Njerëzit do të mahniten (Ps 22:18; Jesh 52:14; Luka 23:35).

15) Ai do të lutet për vrasësit e tij (Jesh 53:12; Ps 109:4; Luka 23:34).

16) Njërëzit do të lëkundin kokat e tyre (Ps 109:25; Ps 22:8; Mateu 27:39).

17) Rroba e tij do të ndahet dhe për të do të vihet bast (Ps 22:19; Gjoni 19:24).

18) Ai do të bërtasë: “O Zot! Zoti im! Pse më ke harruar?” (Ps 22:2; Mateu 27:46).

19) Ai do të ketë etje (Ps 69:4,22; Ps 22:15; Gjoni 19:28).

20) Ata do t’i japin uthull për të pirë (Ps 69:22; Mateu 27:34; Gjoni 19:28, 29).

21) Ai do t’ia dorëzojë veten e tij Zotit (Ps 31:6; Luka 23:46).

22) Miqtë e tij nuk do t’i afrohen (Ps 38:12; Luka 23:49).

23) Eshtrat e tij nuk do të thehen (Ps 34:21; Dalja 12:46), por do të nxjerrën nga nyjet (Ps 22:15, 18; Gjoni 19:31-36).

24) Brinjët e tij do të shpohen (Zek 12:10; Gjoni 19:34-37).

25) Zemra do t’i thehet (Ps 22:15; Gjoni 19:34).

26) Errësira do ta mbulojë tokën (Amos 8:9; Mateu 27:45).

27) Do të varroset në varrin e një të pasuri (Jesh 53:9; Mat
27:57-60).

28) Vdekja e tij do të jetë vullnetare (Jesh 53:12; Ps 40: 7-9; Gjoni 10:11, 17, 18; Galatasve 2:20).

29) Vdekja e tij do të jetë vdekje në vendin tonë (për ne) (Jesh 53:4-6; Dan 9:26; Mat 20:18; 1 Kor 15:3; 1 Pjet 2:24; Apokalipsi 1:5, 6).

Të gjitha këto ngjarje kanë ngjarë në tërësi brenda 24 orësh dhe i ka përjetuar Jezui nga Nazareti. Sipas ligjit të probabilitetit, gjasa se ato ngjanë së bashku rastësisht është në proporcion 1 me 537.000.000!

Profecitë e mbledhura nga Herman Njumarku janë vetëm disa nga shumë profeci në lidhje me Mesinë. Në librin e tij, “Shkenca flet”, profesori Stouner thotë: “Njihen më se 300 profeci që kanë të bëjnë me ardhjen e Krishtit. Secila prej tyre është realizuar.” Gjon M. Gerstner, në revistën e Bili Grehemit, “Vendimi”, ka llogaritur se probabiliteti i plotësimit të këtyre 300 profecive si rastësi është në proporcion 1 thye për numrin 84 me 23 zero, d.m.th. :

Vërtetë pamundësi astronomike!

Faktet historike të vërtetuara nga historianët në favor të Kryqëzimit

Faktet për kryqëzimin e Jezu Krishtit në kryq mund të gjenden jo vetëm në Bibël, por edhe në shkrimet e historianëve jokrishterë botërorë të asaj kohe.

Xhosh Mëkdauelli në librin e tij “Evidence that demands a verdict” (faqe 84, 86, 87) jep referenca të shkrimtarëve romakë.

Së pari, Kornelius Taciti (i lindur në vitin 54 e.s.), i cili ishte historian romak dhe Guvernator i Azisë, dhëndri i Julius Agrikolës, Guvernatorit të Britanisë në vitet 80-84 e.s.: Taciti e përmend vdekjen e Jezuit kur shkruan për kohën e Neronit. Neroni, duke u munduar ta heqë fajin nga vetja e tij për zjarrin e madh të Romës “pa fakte i akuzon dhe i dënon me torturat më të rënda, njerëzit e quajtur të krishterë… Ky rrjedh nga Krishti, i cili u dënua nga Pont Pilati, gjyqtar i Judesë në kohën e sundimit të Tiberiusit…” (Taciti: Analet XV:44).

Së dyti, Lukiani, shkrimtar i shekullit të dytë, i cili shkroi me përbuzje për Krishtin dhe të krishterët. Lukiani i përmendi ata në kontekst me sinagogat e Palestinës dhe për Krishtin thoshte se është “…njeriu i cili ishte kryqëzuar në Palestinë sepse ia solli sektin e tij të ri botës…” (Lukiani: “The Passing Peregruis”).

Së treti, Flavius Jozefi, historian hebre i lindur në vitin 37 e.s.. Ai në “Antikitete xviii 33″ thotë: “Ne atë kohë, Jezui, një njeri i mençur, nëse është e drejtë të quhet njeri, pasi bënte shumë mrekulli, ishte mësues i njerëzve të tillë që pranonin të vërtetën me kënaqësi. Ai i bëri për vete shumicën e hebrenjve dhe shumicën e popullatës johebreje.

Ai ishte Krishti, dhe kur Pilati, me propozimin e njerëzve kryesorë midis nesh, e pati dënuar e dërguar në kryq, ata që e donin në fillim, nuk e harruan; sepse ai u ngjall për ta prapë në ditën e tretë; mu sikurse kanë parashikuar profetët hyjnorë këtë dhe mijëra mrekulli të tjera në lidhje me të” (Jozefi: Antiketet XVIII:33).

Së katërti, një shkrimtar i krishterë i quajtur Julius Afrikanus, rreth vitit 221 e.s., u referohet shkrimeve të një historiani të quajtur Tali (Thallus) i cili ka shkruar në vitin 52 e.s.: “Tali, në librin e tretë të historive të tij, e sqaron këtë errësirë si një zënie të diellit – që mua më duket e paarsyeshme (natyrisht, e paarsyeshme sepse zënia e diellit nuk mund të bëhet në kohën e hënës së plotë) kurse Krishti ka vdekur në kohën e hënës së plotë, në Pashkë.” Nga kjo shohim se errësira që përmendet në ungjij, e që ngjau në kohën e kryqëzimit, ishte plotësisht e njohur por kërkonte sqarim natyror nga jobesimtarët të cilët e kishin parë.

Së pesti, Xhastin Martiri, duke i shkruar Perandorit Anton Pijusit në veprën e tij “Mbrojtja e Krisherimit” rreth vitit 150 e.s., i referohet raportit të Pilatit. Fjalët “Ata m’i shpuan duart dhe këmbët”, thotë ai, “janë përshkrim i gozhdave që i ishin futur në duart e këmbët e Tij në kryq; dhe pasi ishte kryqëzuar, ata që kryqëzuan vunë bast për rrobën e Tij, dhe e ndanë atë mes njëri-tjetrit; se këto gjëra kanë ngjarë mu ashtu mund të mësoni nga “Veprat” të cilat janë shënuar në kohën e Pont Pilatit.” Xhastini po ashtu thotë: “Se ai i bëri ato mrekulli mund të bindeni nga “Veprat” e Pont Pilatit.” (Xhastin Martir: Apologji I:48).

Talmudi i hebrenjve po ashtu ka të dhëna për kryqëzimin e Krishtit – “Jezui u kryqëzua një ditë para Pashkëvë.”

Heshtja e hebrenjve

Prova më e fortë për ta vërtetuar kryqëzimin e Krishtit është fakti se vetë hebrenjtë pajtohen se e kanë vrarë Atë. Ata nuk e vënë këtë gjë në dyshim fare, bile e vërtetojnë (krahaso referencat e mëparme të Talmudit të hebrenjve dhe të shkrimeve të historianit hebre Jozefit). Deri në ditët e sotme hebrenjtë e kanë pranuar vdekjen e Krishtit. Edhe pse në shumë vende të botës ata janë ndjekur si “vrasës të Krishtit”, ata kurrë nuk e kanë mohuar se e kanë vrarë.

Hebrenjtë, duke mos besuar se Krishti është Mesia i tyre, thonë se ai ka qenë mashtrues, dikush që ka pohuar se është Mesia dhe është vrarë për blasfemin e Tij. është shumë interesant të shikojmë në Bibël dhe të gjejmë arsyet e vërteta pse priftërinjtë hebrenj dëshironin ta vritnin Krishtin dhe insistonin që Romakët ta kryqëzonin.

Nga ungjijtë shihet qartë se priftërinjtë ishin shumë xheloz ndaj Jezuit, sepse ai bënte mrekulli, kishte autoritet kur jepte mësim dhe sepse populli i zakonshëm hebre e dëgjonte dhe i shkonte pas kudo, (Mat. 12:22-24; 21:15; 22:33; Luka 20:19-26; Gjoni 9; 12:10,18, 19). Shumë herë ata janë munduar ta kapin por pa sukses (Luka 4:28-30; Gjoni 7:32; 44-49; 8:59; 10:39) dhe vazhdimisht kërkonin arsye për ta vrarë dhe raste të volitshme për ta kapur (Marku 3:6; 14:1,2; Mateu 21:45, 46); Luka 19:47, 48; Gjoni 11:46-53).

Më në fund, rasti iu dha kur Juda, nga dashuria për paratë, u pajtua ta tradhtonte Krishtin dhe Ai u zu në kopshtin e Getsemanes (Mat 26:14-16, 36, 47-56). është me interes të ceket se gjatë gjykimit të Tij në Sanhedrin, asnjëri nga dëshmitarët (e rrejshëm) nuk dhanë dëshmi të njëjta për Krishtin dhe priftërinjtë nuk kishin baza ligjore në bazë të të cilave do të mund ta dënonin, e mos të flasim që ta ekzekutonin (Mat 26:59-61; Marku 14:55-59).

Kur kryeprifti Kajafa e pyeti që të tregonte qartë se a ishte Ai Mesia, i Biri i Zotit, Jezui u përgjigj se ai vërtetë ishte Mesia, Biri i Zotit (Marku 14:61, 62). Prifterinjtë, duke mos i besuar dëshmisë së Tij për veten e Tij, fjalët e Tij i interpretuan si blasfem, dhe, ky gjykim përbuzës mbaroi me fjalët e tyre se Ai ishte fajtor dhe se e meritonte vdekjen (Marku 14:63, 64; Mateu 27:1, 2).

Arsyeja që ata e shpunë te Pont Pilati, Guvernatori i Judesë, ishte se ata kishin dëshirë ta ekzekutonin, por sipas ligjit të asaj kohe asnjë hebre nuk ka pasur të drejtë ta ekzekutojë askë. Atëherë, romakët sundonin Judenë, pasi e kishin okupuar vendin e tyre disa vite më parë. Autoriteteve romake u është dashur të vendosnin se a duhej të ekzekutohej ndonjëri apo jo.

Mirëpo, është poashtu me rëndësi të ceket se Pilati, pas marrjes së Krishtit në pyetje, nuk gjeti asnjë faj tek Ai, asnjë arsye për ta ekzekutuar dhe deshi ta lironte. Mirëpo, nga shkaku i dobësisë së tij, dhe pasi masa e trazuar kërkonte që Ai të kryqëzohej, ai ua dorëzoi Krishtin (Gjoni 18:28-19:16; Mateu 27:11-26 etj). Pilati e liroi një të burgosur tjetër, Barabën, pasi sipas zakonit romak një i burgosur duhej të lirohej për festën e Pashkëve hebreje. Dhe, si thotë edhe Bibla, Jezui u kryqëzua.

Kështu, Jezui u vra sepse pohoi se ishte Biri i Zotit (Marku 14:61-64; Gjoni 19:6,7). Jezui kurrë nuk e mohoi këtë të vërtetë, përndryshe hebrenjtë nuk do ta vritnin. Vetëm e dhëna që priftërinjtë e kuptuan si blasfem u përdor për ta ekzekutuar, sipas Ligjit të atëhershëm. Duhet të kemi parasysh një gjë shumë me rëndësi, se, kur pak më vonë janë shkruar ungjijtë, hebrenjtë kurrë nuk e kanë mohuar faktin se Ai është vrarë dhe se ata e kishin kërkuar vdekjen e tij me kryqëzim në bazë të thënies që ata e konsideronin blasfem.

Po ashtu, ekziston edhe heshtja e hebrenjve në lidhje me Besëlidhjen e Re. Për shembull, kur ishte varrosur Jezui, priftërinjtë kërkuan nga Pilati që ta mbyllte varrin dhe të caktonte roje para hyrjes së tij, duke u bazuar në fjalët e Jezuit se ai do të ngjallej përsëri pas tri ditësh. Hebrenjte kurrë nuk kanë mohuar se e kanë dëgjuar Jezuin duke i thënë këto fjalë dhe kurrë nuk i kanë akuzuar nxënësit e Tij që ua kanë bartur fjalët gabimisht (Mateu 27:62-66).

Aq më tëpër, faktet e shqyerjes së Perdës së Tempullit në dy pjesë, tërmeti që ngjau në kohën e Ringjalljes dhe tentimi i priftërinjve për t’u dhënë ushtarëve mitë për të thënë se nxënësit e vodhën trupin, do të ishin mohuar e kundërshtuar nga hebrenjtë sikur të mos ishin të vërteta. Ata do t’i mohonin e hidhnin poshtë këto gjëra për të vërtetuar se ithtarët e Krishtit kishin trilluar tërë rrëfimin për Ringjalljen (Mateu 27:51-53; 28:2; 28:11-15).

Heshtja e hebrenjve për këto gjëra ka rëndësi shumë të madhe dhe u jep përkrahje të plotë fakteve biblike për vdekjen dhe Ringjalljen e Krishtit.

Domethënia e Kryqit

Se priftërinjtë ishin injorant kur e kryqëzuan Krishtin, duke mos ditur se ai vërtetë ishte, dhe është, Mesia, Biri i Zotit, është e qartë pasi t’i lexojmë fjalët e apostujve në Librin e Veprave (Veprat 2:22-24,31,32,36; 3:13-15, 18-20; 4:27, 28; 5:30, 31). Mirëpo, me këto vargje poashtu bëhet e qartë se mu kështu Zoti i realizoi qëllimet e Tij të përjetshme për shpëtimin e njerëzimit përmes vdekjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit.

Vetë Jezui i dha një përmbledhje kuptimit të Shkrimeve të Shenjta kur u tha nxënësve të Tij në Luka 24:44-47:

“Kur isha me ju, ju thashë: ‘Gjithçka që u shkrua për mua në Ligjin e Moisiut, në Profetët dhe në Psalmet duhet të plotësohet.’” Dhe ai i ndihmoi për ta kuptuar si duhet Shkrimin e Shenjtë. “Këtu është shkruar – u shpjegoi – Mesia duhet të vuajë e të vdesë, dhe të ngjallet nga të vdekurit ditën e tretë. Njerëzve të të gjithë popujve duhet t’u shpallet se atyre u ofrohet kthimi nga mëkatet te Zoti për ndjesën e mëkateve, me kusht që të besojnë në Mesinë.”

Vdekja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit është zemra (thelbi) e ungjijve të krishterë, porosia e shpëtimit. Jezui shumë qartë ka deklaruar se ka ardhur për ta dhënë jetën e Tij si shpagim për shumë njerëz (Mateu 20:28), në përputhje me fjalët e Jeshajes se Ai do t’i marrë mëkatet e njerëzimit kur të vdesë (Jesh 53:4, 5, 6, 11). Këtë e vërteton apostulli Pal tek 1 Kor. 15:3,4: “Mesia vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të Shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ngjall nga të vdekurit, sikurse parathuhej në Shkrimin e Shenjtë,” e që poashtu u vërtetua nga apostulli Pjetër tek 1 Pjetri 2:24: “Të gjitha mëkatet tona i mbajti në kryq në trupin e Tij. Me anë të kësaj jemi çliruar që të jetojmë për të kryer vullnetin e Perëndisë.”

Jezu Krishti është Qengji i Zotit i cili i mori mëkatet e tërë botës (Gjoni 1:29, 36), duke e mbajtur zemërimin e Zotit ndaj mëkateve (fajeve) të njerëzve dhe përmes besimit në të neve na falen mëkatet dhe përligjemi para Zotit, duke e marrë një jetë të re me fuqinë e Tij (Romakët 3:21-26; 5:6-9; 1 Gjoni 5:11, 12).

Pse është e nevojshme që Jezui të vdesë për mëkatet tona? Pse nuk mund ta fitojmë shpëtimin në ndonjë mënyrë tjetër? Pse nuk mund ta shpëtojmë veten tonë me veprat tona të mira? Kjo është kështu sepse ne, në gjendjen tonë plot mëkate e faje, nuk mund të jetojmë sipas standardeve të përkryera që i kërkon Ligji i shenjtë i Zotit, prandaj nuk mund t’i plotësojmë nevojat që i vënë drejtësia dhe shenjtëria e Zotit për ne. Ne, vetvetiu, kurrë nuk mund të përligjemi para Zotit.

Mirëpo, “Perëndia aq e deshi botën, sa e dha Birin e tij të vetëm, që të mos humbë kushdo që beson në të, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16). Zoti e dinte se mënyra e vetme me anë të së cilës do të mund të shpëtohej njeriu do të ishte nëse Ai Vetë e gjente atë mënyrë, dhe dashuria e Tij për njerëzimin e shtyri ta bënte këtë. Ai e dërgoi Birin e Tij, Zotin Jezu Krisht, në botë (Gjoni 1:14), i cili ka çuar jetë të pastër njeriu, pa asnjë mëkat, dhe kështu e përmbushi Ligjin e Zotit në menyrë të përkryer duke i plotësuar kërkesat e duhura. Ai vdiq në vend tonë (për ne) për ta marrë me vete zemërimin e gjykimit të Zotit për mëkatet tona dhe e hapi rrugën që njeriu të pajtohet me Zotin dhe të pranojë faljen e mëkateve. Ai përseri u ngjall nga të vdekurit, dhe e mundi fuqinë e vdekjes dhe Djallit dhe përmes Tij ne mund të marrim garancë për jetën e amshuar (Mateu 5:17; Rom 3:23-26; 4:25; 5:1; Gjoni 3:16).


[1] “Shënim i Webmasterit “Nomi i dytë 18:15-22 i referohet Ligji i Përtërirë 18:15-22.”


Besimi (në anglisht, “faith”)

Postuar tek: Doktrinat e Biblës

A. Citimi.

“Ungjilli i Krishtit … është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson … sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim, siç është shkruar: ‘I drejti do të jetojë me anë të besimit’” (Romakëve 1:17). Lexo më shumë »

Çfarë të japim?

Postuar tek: Martesat Bëhet Në Qiell

Asnjë shtëpi nuk mund të drejtohet pa një lloj buxheti, dhe është detyrë e të dy partnerëve që të kujdesen në mënyrë që të jetojnë brenda mundësive të tyre. Edhe në këtë çështje, ashtu si në çdo tjetër, Lexo më shumë »

HYRJE NË KULTET LINDORE

Postuar tek: Mashtruesit

Kultet që i përkasin me të vërtetë kategorisë së Kulteve Lindore janë ato që i kanë rrënjët në filozofinë orientale. Është ose jo një filiz i konfucianizmit, taoizmit, budizmit, jainizmit ose i shintoizmit, secili kult do të pretendojë se vetëm ai përshkruan filozofinë e vërtetë orientale. Lexo më shumë »